Skip to content
Bashkëpunim dhe koordinim në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Avokatit të Shtetit

Bashkëpunim dhe koordinim në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Avokatit të Shtetit

Prishtinë, 02/02/2021

Në këtë takim Avokati Istrefi e ka njoftuar Avokatin Qelaj me punën dhe aktivitetet e Avokaturës Shtetërore si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion. Gjatë takimit me theks të veçantë u diskutua për rastet në gjykatat e rregullta si dhe ato në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtarë me të cilat Avokatura Shtetërore është duke punuar në vazhdimësi me këto raste.

Nga ana tjetër Avokati Qelaj përgëzoi z. Istrefi për progresin që ka arritur Avokatura shtetërore duke e theksuar rolin shumë të rëndësishëm që ky institucion ka për Republikën e Kosovës. Qelaj tha se duke marr parasysh veprimtarinë dhe mandatin kushtetues të institucionit të Avokatit të Popullit, mbetet i përkushtuar për të përkrahur çdo iniciativë e cila do të ndihmonte edhe më tej progresin e AVSH ngase sipas tij, Avokatura Shtetërore duhet të jetë një nga institucionet më të rëndësishme në shtet.

Avokati Istrefi e ka falënderuar z. Qelaj për bashkëpunimin e ofruar duke vlerësuar njëherit punën dhe angazhimin që ky institucion i pavarur bënë në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Foto Galeria

Skip to content