Skip to content
Bashkëpunimi me SHBA-në do të jetë i vazhdueshëm

Bashkëpunimi me SHBA-në do të jetë i vazhdueshëm

Prishtinë, 26/04/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot ka pritur në takim z. Ian Campbell, Zëvendës Drejtor për Evropën juglindore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ministri Kuçi, fillimisht e ka falënderuar z. Campbell për ndihmën që kanë ofruar SHBA-të për Kosovën në ndërtimin e një sistemi të pavarur gjyqësor dhe përpjekjet e përbashkëta me qëllim të krijimit të një legjislacioni në përputhje me standardet evropiane. 

Ministri Kuçi gjithashtu e ka njoftuar z. Campbell lidhur me aktivitetet që ka ndërmarr Ministria e Drejtësisë e që kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, krijimin e parakushteve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si një ndër prioritetet dhe parakushtet drejt integrimit Evropian dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në këtë proces, si dhe për fokusin në reformimin dhe harmonizimin e legjislacionit në fushën civile. 

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për dialogun dhe rolin e SHBA-ve në këtë proces si dhe tranzicioni i kompetencave të Misionit EULEX tek institucionet vendore rreth të cilit mision pritet që së shpejti të arrihet një marrëveshje. 

Foto Galeria

Skip to content