Skip to content
Bashkëpunimi ndërinstitucional faktor kyç në themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës Kombëtare për Koordinimin e Luftimit të Krimit me përfitime pasurore dhe materiale

Bashkëpunimi ndërinstitucional faktor kyç në themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës Kombëtare për Koordinimin e Luftimit të Krimit me përfitime pasurore dhe materiale

Prishtinë, 22/10/2013

I kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot u mbajt takimi i radhës i përbashkët, i krerëve dhe përfaqësuesëve të institucioneve të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës Supreme të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Financave, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bankës Qendrore dhe Gary Hyde, përfaqësues i Thesarit Amerikan.

Në takimin  u diskutua lidhur me iniciativën për themelimin e Zyrës Kombëtare për Koordinimin e Luftimit të Krimit me përfitime pasurore dhe materiale, si dhe funksionalizimin e saj. Zëvendëskryeministri Kuçi duke vlerësuar themelimin e kësaj zyre tha se bashkëpunimi i shtuar në mes të institucioneve relevante është faktor kyç për luftimin e krimeve me përfitime materiale dhe ekonomike.

Në këtë takimi u diskutua për modalitetet e themelimit të kësaj zyre, kompetencat dhe funksionalizimit të punës, ku përfaqësuesit e këtyre institucioneve morën vendim që të themelohet një grup punues që do të punojë në hartimin e akteve nënligjore, ku ndër tjera do të përcaktohen edhe struktura organizative dhe funksionale e zyrës. 
 

Foto Galeria

Skip to content