Skip to content
Bashkërendohen aktivitetet për shërbimin noterial

Bashkërendohen aktivitetet për shërbimin noterial

Prishtinë, 29/03/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtorin e projektit zviceran “Mbështetje sistemit noterial të Kosovës”, Michel Merlotti, me të cilin ka biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve për shërbimin noterial të Kosovë.

Në këtë takim u tha se shërbimi noterial i Kosovës duhet të ketë mbikëqyrje dhe inspektim të vazhdueshëm, ndërsa të fillojë një kampanjë e re informuese për rolin dhe punët që kryen ky shërbim.

Lidhur me Ligjin e Noterisë, u tha duhet të fillojnë punët për amandamentimin e këtij ligji. 

Po ashtu, u fol për përgatitjen e anëtarësimit të Odes së Noterëve në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, si dhe gjatë muajit Prill të bëhet betimi i noterëve të ri, në mënyrë që ata të fillojnë të ushtrojnë profesionin e tyre. 

Foto Galeria

Skip to content