Në një takim të organizuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në të cilin morën pjesë edhe Drejtoret e Departamenteve të kësaj Ministrie, u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Sylejman Sopa, te Bedri Bahtiri, i cili është zgjedhur me konkurs të shpallë nga Ministria e Administratës Publike, për Sekretar të Përgjithshëm të MD-së.
Më këtë rast, ministri Kuçi falënderoi ish sekretarin Sopa për bashkëpunimin dhe punët që ka bërë si Sekretar i Përgjithshëm i MD-së, ndërsa nga sekretari Bahtiri ka kërkuar bashkëpunim dhe përkushtim në punë.