Pas vendimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, për të bërë publike të gjitha vendimet e marra nga Paneli për Lirim me Kusht, nga data 16 tetor 2010, kur Ministria e Drejtësisë (MD) ka mbetur pa staf politik dhe rrjedhimisht pa Ministër, në ueb-faqe të kësaj ministrie, në linkun “Vendimet e Panelit për Lirim me Kusht”, janë publikuar të gjitha vendimet e këtij paneli, nga data 25 tetori 2010, deri 2 shkurt 2011.
Në ueb-faqe të MD-së, janë të publikuara 205 vendimet të Panelit për Lirim me Kusht, prej tyre 153 raste janë vendime mbi refuzimin e lirimit me kusht, 33 raste vendime mbi miratimin e lirimit me kusht, 16 raste vendime mbi shtyrjen e shqyrtimit të lirimit me kusht, 2 raste vendime mbi pezullimin e shqyrtimit të lirimit me kusht, 1 rast hedhje e kërkesës si e papranueshme për lirim me kusht.