
Ministria e Drejtësisë përmes kësaj shkrese, njofton të gjithë qytetarët që tashmë jemi në trajtim të secilës kërkesë dhe për secilën do të marrin përgjigje në bazë të kompetencave tona.
Gjithashtu përmes këtij njoftimi, bëjmë me dije që takimet me qytetarë do të mbahen çdo të premte nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, iu inkurajojmë që problemet tuaja t’i adresoni në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë https://md.rks-gov.net
Ne do të angazhohemi në kthimin e besimit qytetarë në institucione. Kjo do të mund të bëhet vetëm nëse ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe trajtojmë vështirësitë dhe problemet me të cilat përballen ata.