Skip to content
Betohen 10 noterë të rinj, përmbyllet shtrirja e plotë e shërbimit noterial në Republikën e Kosovës

Betohen 10 noterë të rinj, përmbyllet shtrirja e plotë e shërbimit noterial në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 14/05/2025
Sot u mbajt ceremonia e betimit të dhjetë noterëve të rinj, duke shënuar përmbylljen e procesit të kompletimit të shtrirjes së shërbimit noterial në Republikën e Kosovës.
Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Vigan Qorrolli, pas betimit të noterëve, ndau licencat për ushtrimin e funksionit noterial dhe iu uroi suksese në punë, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë profesionale dhe etike në këtë funksion publik.
Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri Qorrolli falënderoi Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për Përzgjedhjen e Noterëve si dhe stafin mbështetës të Ministrisë së Drejtësisë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Përmes këtij zhvillimi, sistemi noterial në Kosovë forcohet dhe zgjerohet, duke garantuar ofrimin më të gjerë dhe më cilësor të shërbimeve ligjore për qytetarët dhe bizneset në vend.
Skip to content