
Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u mbajt ceremonia e betimit të grupit të dytë të ekspertëve gjyqësorë.
26 ekspertët e rinj u betuan pas përfundimit të procedurës së licencimit, duke marrë zyrtarisht përgjegjësinë për të ofruar ekspertizë profesionale në funksion të drejtësisë.
Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Blerim Sallahu tha se emërimi dhe betimi i ekspertëve të rinj u bë përmes një procesi ligjor e të rregullt, bazuar në standarde të larta të integritetit dhe profesionalizmit.
Tutje zëvendësministri në detyrë z. Sallahu theksoi rëndësinë që ekspertët e rinj gjyqësor kanë në vendimmarrjen gjyqësore, duke shtuar se ekspertiza e tyre e saktë është parakusht për vendimmarrje të drejtë gjyqësore.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të fuqizojë rolin e ekspertëve gjyqësorë dhe të mbrojë integritetin e tyre, me qëllim që njohuritë e tyre të vihen në shërbim të ligjit dhe të qytetarëve.