Skip to content
Bisedohen mundësit e thellimit të bashkëpunimit të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Shqipërisë

Bisedohen mundësit e thellimit të bashkëpunimit të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 26/04/2013

Sot Ministria e Drejtësisë – Shërbimi Sprovues i Kosovës, në përkrahje të UNDP-së,  organizoi një  tryezë me temën “Roli i Shërbimit Sprovues të Kosovës në ekzekutimin e masave dhe dënimeve  alternative sipas legjislacionit Penal të Kosovës”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, Zëvendësministrja e Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, Brikena Kasmi, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, Osnat Lubrani, gjyqtar, prokuror, përfaqësues të Shërbimit të Sprovues të  Kosovës, Shqipërisë dhe Karolinës së Jugut të SHBA-së.

Zëvendësministri Ymeri tha se Ministria e Drejtësisë në vazhdimësi do të angazhohet që ta mbështes punën e Shërbimit Sprovues, duke krijuar kushte për ofrimin e shërbimeve cilësore në drejtim të risocializimit dhe reintegrimit për personat që kanë rënë ndesh me ligjin.

“Ministria e Drejtësisë në kuadër të reformës është duke punuar në projektin për mbikëqyrjen elektronike të të dënuarve. Ju inkurajojmë të shqiptoni sa më shumë dënime alternative duke shfrytëzuar maksimalisht mundësinë që ofron legjislacioni jonë” ka thënë Ymeri.

Zëvendësministrja Kasmi, duke vlerësuar bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi ku bënë pjesë edhe shërbimi sprovues, tha se shqiptimi sa më i madh i dënimeve alternative sjell dobi si për shtetin ashtu edhe për vetë të dënuarit. 

Drejtoresh e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe ai i Shqipërisë prezantuan të arriturat e këtyre shërbimeve nga koha e themelimit të tyre.

Për rendësin e shqiptimit më të madh të dënimeve alternative folën Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Aleksander Lumezi dhe Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Emine Kaçiku.

Për përvojat e Shërbimit Sprovues dhe rendësin e dënimeve alternative foli edhe Major Hardy Paschal, udhëheqës i këtij shërbimi në Karolinën e Jugut, i cili po në këtë konferencë në emër të Shërbimit Sprovues të Karolinës së Jugut  ndau çmimin “Gjeneral” për Drejtoreshën Metije Ademi, e cila njëherësh u bë anëtare nderi e Shërbimit Sprovues dhe Asociacionit për Lirim me Kusht të Karolinës së Jugut.

Në fund, përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse të konferencës diskutuan për gjetjen e mënyrave dhe metodave për ekzekutimin e masave dhe dënimeve  alternative sipas legjislacionit Penal të Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content