Skip to content
Bisedohet për procesin e Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave

Bisedohet për procesin e Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave

Prishtinë, 05/02/2013

Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim Lucas Holub, Zyrtar i Lartë në Komisionin Evropian në Njësitin për Kosovë në Bruksel.

Ky takim pati për qellim parapërgatitjen e takimit të lartë për liberalizim të vizave, posaçërisht takimin e Dialogut të Strukturuar që do të mbahen në Shkurt në Prishtinë. 

Po ashtu, temë e këtij takimi ishte edhe punët që janë duke i bërë institucionet e Republikës së Kosovës në përmbushjen e Kritereve afatshkurtra për procesin e liberalizimit të vizave, por edhe të Stabilizim Asociimit.  

Foto Galeria

Skip to content