Skip to content
Bisedohet rreth organizimit të zgjedhjeve në Veri

Bisedohet rreth organizimit të zgjedhjeve në Veri

Prishtinë, 21/02/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve të cilat do të mbahen këtë të diele në veri të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi, në këtë takim kërkoi angazhimin e OSBE-së për zgjedhjet në veri, të cilat do të organizohen sipas ligjeve të Kosovës. Ai kërkoi një angazhim të përbashkët në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, si dhe të ketë një pjesëmarrje të kënaqshme të të gjithë qytetarëve nga kjo pjesë.

Kuçi ka vlerësuar punën e OSBE-së të bërë në fushën e drejtësisë, në veçanti në promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, me thekës të veçantë të minoriteteve. Ambasadori Schlumberger shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës dhe gatishmërinë e thëllimit të këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera në të ardhmen.

Ministri Kuçi falënderoi Ambasadorin Schlumberger për angazhimin e OSBE-së në procesin zgjedhorë dhe në integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa tha se Qeveria e Kosovës do t’i bëjë ftesë OSBE-së për t`u angazhuar rreth zgjedhjeve nacionale në tërë territorin e vendit. 
 

Foto Galeria

Skip to content