Skip to content
Bisedojnë për konkretizim të bashkëpunimit

Bisedojnë për konkretizim të bashkëpunimit

Prishtinë, 13/11/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Shefin e ri të Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, Mats Mattsson, të cilit njëherësh i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re në kuadër të misionit të EULEX-it.

Në këtë takim, Ministri Kuçi shprehi bindjen e tij për vazhdim të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës, në veçanti Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.

Po ashtu u bisedua për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovës, me thekës të veçantë për konkretizimin e bashkëpunimit, tani pas nënshkrimit të marrëveshjes kompakt në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe EULEX-it, e cila përcakton objektivat e përbashkët për sundimit të ligjit. 

Foto Galeria

Skip to content