
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, z. Ivo Silhavy.
Ministri Kuçi dhe Ambasadori Silhavy biseduan për nismat konkrete për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Çekisë, me theks të veçantë në sektorin e drejtësisë. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështjet aktuale në Kosovë, ku ndër të tjera temë diskutimi ishte edhe migrimi ilegal i qytetarëve të Kosovës.
Ambasadori Silhavy ka vlerësuar bashkëpunimin që ka Ambasada Çeke me Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehur mirënjohjen e tij për përpjekjet që po bëjnë te dyja vendet drejt marrëdhënieve sa më të mira. Ambasadori Silhavy është shprehur i gatshëm të ndajë përvojën e Republikës Çeke me autoritetet Kosovare në trajtimin e migrimit ilegal.