Skip to content
Certifikohen 129 oficerë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Certifikohen 129 oficerë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 20/11/2013

Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u certifikuan 129 oficerë korrektues të gjeneratës së 39-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët pritet të fillojnë angazhimin e tyre pas funksionalizimit të Burgut të Sigurisësë Lartë.

 

Në fjalën e tij para të pranishmëve të kësaj ceremonie, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se sot po e bëhet përmbyllja e një aktiviteti të shtuar tëarkitekturës së drejtësisë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe vënia estandardeve të nivelit ndërkombëtar.

 
“Jam i nderuar që para meje gjenden gardian dhe gardiane që janë të gatshëm të kontribuojnë për sigurinë, rendin dhe drejtësinë në vendintonë. Në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, më lejoni të ju kërkoj që tandjeheni vetën që nga sot si pjesë e sigurisë, rendit dhe drejtësisë së Kosovësdhe si pjesë e prosperitetit të zhvillimit të vendit tonë. Me vjen mirë që nëmesin tuaj ka edhe pjesëtarë të komunitetit serbë, i urojë atyre përintegrimin, bashkëpunimin, të cilët do të jenë gardian të barabartë të Republikëssë Kosovës. Kjo tregon se ne ofrojmë punë, barazi dhe drejtësi për të gjithë”,tha Kuçi.

 
Ministri Kuçi tha se detyrë e oficerëve të ri korrektues është kujdesi në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit, në ekzekutimin e sanksioneve penale, në mënyrë që personat e dënuar të kenë dënimin në përputhje meproporcionin e veprës që e kanë bërë. Kuçi shtoi se është obligim i oficerëvekorrektues që ata njerëz t’i trajtojnë me të gjitha të drejtat njerëzore, sidhe t’i përgatisin në mënyrë që të kthehen në shoqëri si qytetarë të barabartëdhe të risocializuar.

 
Ministri Kuçi kërkoi nga oficeret korrektues që punën e tyreta kryejnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa ju premtoi  që do të kenë mbrojtje maksimale, ligjore nga Ministria e Drejtësisë.

Shefi i Sektorit të Fuqizimit në EULEX, Peter Bach, pasi përshëndeti certifikimin e oficerëve të ri korrektues, duke e vlerësuar këtëngjarje si një e arritur e veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, premtoi vazhdimin e mbështetjes së misionit të EULEX-it për këtë shërbim.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHKK-së, Shemsi Hajrizi tha se për Shërbimin Korrektues të Kosovës, diplomimi i kësaj gjenerate të oficerëve korrektues për Burgun e Sigurisë së Lartë është një e arritur e veçantë ngase po realizohen objektivat sipas Planit Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Drejtësisë 2012-2016.
Ceremoninë e certifikimit të oficerëve korrektues e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi.

Foto Galeria

Skip to content