Ministrja Haxhiu në fjalën e saj përshëndetëse tha se kjo ceremoni po ndodh pas një rrugëtimi të gjatë përpjekjeje për mënjanimin e proceseve të mëhershme, por të dëmshme për t’i pranuar si të mirëqena, duke potencuar më tej se ndjehet krenare që gjendet kandidatëve që kanë dhënë provimin e Noterisë, ballëhapur dhe e vetëdijshme se ky proces ka qenë procesi më meritor dhe transparent ndonjëherë.
Më tej, Haxhiu falënderoi komisionin e emëruar për punën e bërë dhe vendosjen e standardeve të larta në këtë proces meritor dhe transparent, për çka tha se është vlerësuar pozitivisht edhe nga monitoruesit vendor dhe ndërkombëtar., për të njoftuar në fund se shumë shpejtë Ministria e Drejtësisë do të shpall pozita të lira për noterë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha komunat, përfshirë këtu për herë të parë edhe komunat me shumicë serbe në veri të vendit, për të shtrirë kështu shërbimin noterial deri ku shtrihet sovraniteti i Republikës.