
Në një ceremoni zyrtare, sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ndarë certifikatat për 73 kandidatët të cilës kanë dhënë Provimin e Jurisprudencës.
Para të pranishmëve, ministrja Haxhiu potencoi faktin se për herë të parë, Ministria e Drejtësisë ka organizuar Provimin e Jurisprudencës në mënyrë elektronike, proces ky i cili ka thjeshtëzuar procedurën e aplikimit për kandidatët.
Tutje, ministrja Haxhiu uroi të gjithë juristët e rinj dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë me përkushtim në ushtrimin e profesionit të tyre në të ardhmen me nderë dhe përgjegjësi, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë në vend.