
Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie të certifikimit të trembëdhjetë ndërmjetësuesve trajnerë, zëvendësministri Sallahu, uroi pjesëmarrësit në këtë program të trajnimit, duke e vlerësuar këtë ngjarje si jashtëzakonisht të rëndësishme për Sistemin e Drejtësisë në Kosovë, për Odën e Ndërmjetësuesve dhe vet ndërmjetësuesit, por sidomos edhe për Ministrinë e Drejtësisë, marrë parasysh përpjekjet për fuqizimin e ndërmjetësimit me qëllim të shtimit të besimit të publikut në zgjidhjen alternative të kontesteve.
Në fund, zëvendësiministri i Drejtësisë, theksoi se gjithmonë ka mundësi që përmes koordinimit ndërinstitucional, si dhe bashkëpunimit me miq e partnerë ndërkombëtar, të intensifikohen edhe më shumë përpjekjet dhe të arrihen rezultate gjithnjë e më të mira, si ky sot. Ashtu që, falënderoi Akademinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, si dhe Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së, për punën e bërë gjatë kësaj periudhe.