Skip to content
Decorps: Unionin Ndërkombëtar i Noterëve do të vazhdon mbështetjen për noterinë e Kosovës

Decorps: Unionin Ndërkombëtar i Noterëve do të vazhdon mbështetjen për noterinë e Kosovës

Prishtinë, 21/03/2014

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Odën e Noterëve të Kosovës, organizoi ceremoninë e anëtarësimit të kësaj Ode në Unionin Ndërkombëtar të Noterëve, me ç’rast i pranishëm ishte edhe Presidenti i Nderit i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve, Jean-Paul Decorps. 

Në emër të Ministrisë së Drejtësisë ceremonia u përshëndet nga Zëvendësministri, Abdyl Ymeri, i cili para të pranishmëve tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe një përmirësim të konsiderueshëm gjatë këtyre viteve, për mes një procesi të vazhdueshëm të reformave gjithëpërfshirëse. Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë janë të përkushtuara që kjo reformë të jetë në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

“Themelimi i shërbimit noterial në Republikën e Kosovës ka qenë njëri ndër projektet më vitale dhe më të suksesshme në rrugëtimin tonë të përbashkët për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Andaj, ne jemi të kënaqur me punën e shërbimit noterial”, tha Ymeri.  

Ymeri tha se anëtarësimi i plotë i Odës së Noterëve në Unionin Ndërkombëtar të Noterëve në fund të vitit 2013, për Ministrinë e Drejtësisë është e arritur e madhe dhe motiv shtesë që shërbimi noterial të ketë mbështetje të vazhdueshme, ndërsa falënderoi Unionit Ndërkombëtar të Noterëve dhe shtetin zviceran për mbështetjen e dhënë për këtë sistem. 

Presidenti i Nderit i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve, Jean-Paul Decorps, tha së Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do ta sjell përvojën nga të gjitha kontinentet në mënyrë që Kosova ta përvetëson atë që i përshtatët. Ai shtoi së do të jetë pranë noterëve kosovarë edhe në të ardhmen.

Kjo ceremoni është përshëndetur edhe nga Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, vendi i të cilës ka dhënë mbështetjen më të madhe për krijimin e sistemit noterial në Kosovë dhe Kryetarja e Odës të Noterëve të Kosovë, Arbena Shehu. 

Foto Galeria

Skip to content