Skip to content
Dëgjimi publik për projektligjin për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Dëgjimi publik për projektligjin për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Prishtinë, 23/09/2022

Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, në të cilin dëgjim morri pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu para deputetëve, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të pranishëm konfirmoi edhe një herë rëndësinë e një mekanizmi të ri për luftimin e korrupsionit dhe kthimin e pasurive të përfituara në mënyrë të kundërligjshme nga personat zyrtar ndër vite.

Po ashtu ministrja Haxhiu i ofroj mbështetjen e plotë Kuvendit të Kosovës që përmes kapaciteteve të Ministrisë së Drejtësisë të ndihmojë në hartimin e amendamenteve të projektligjit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias, përkatësisht rekomandimeve që dalin nga ky opinion.

Ndër të tjera Ministrja tha se “Opinioni i Komisionit të Venecias në çështjen e Byrosë ka dhënë opsione për zgjidhje se si mund të ndryshohet ligji në të mirë të praktikës ndërkombëtare por edhe depolitizimit të Byrosë dhe fuqizimit të saj me kompetenca”.

Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë angazhimin e plotë në përfundimin e kësaj iniciative ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.

Skip to content