Skip to content
Deklaratë për medie

Deklaratë për medie

Prishtinë, 21/11/2018

“Më duhet të njoftoj se Unë nuk mund të prezantoj në konferencën Rajonale që mbahet në Shkup pa emërtimin e plotë të institucionit që përfaqësoj dhe pozitës që mbaj.

Me keqardhje ju njoftoj se më duhet ta anuloj konfirmimin tim për pjesëmarrje. Kjo për derisa nuk trajtohemi të barabartë me të tjerët.

Pres nga organizatorët të veprojnë dhe të na mundësojnë pjesëmarrjen  tonë me evitimin e fusnotës ose të shënohet edhe mendimi i GJND së dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, Naim Qelaj, Koordinator Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.

Vendimi për mos pjesëmarrje i Z. Qelaj, është përkrahur edhe nga përfaqësuese të shoqërisë civile, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës  dhe nga Kipred.

Ju njoftojmë se nga Kosova në këtë forum është paraparë të marrin pjesë, përfaqësues të institucioneve të vendit si dhe shoqërisë civile, dhe ku do diskutohej, implementimi i Konventës së Stambollit në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë,  veçanërisht për punën që po bëhet për mbrojtën  nga dhuna në familje.

Konferenca është organizuar nga Unioni Evropian, Këshilli i Evropës, UNWomen, nën patronatin e Qeverisë së Maqedonisë

Foto Galeria

Skip to content