Gjatë takimeve të fundit me partnerët letonez, delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë u njoftua me të arriturat e Agjencisë për Menaxhim të Gjykatave dhe objekteve tjera të sistemit të drejtësisë, veçanërisht për investimet infrastukturore.
Delegacioni pati rastin të shoh nga afër edhe gjykatën model në çështjet civile, në zbatim të seancave dëgjimore online (E-seanca). Përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë nga Letonia prezantuan rrugëtimin e tyre drejt arritjes së rezultateve në digjitalizimin e sistemit, që nga nisja, lidhja e marrëveshjeve ndër-institucionale, ndryshimeve ligjore, planifikimi i investimeve dhe në fund zbatimi. Në sistemin e tyre janë eliminuar pothuajse tërësisht dokumentet fizike, duke ndikuar tejmase në shkurtim të procedurave, ruajtje të kohës dhe zvogëlim të kostos.
Republika e Kosovës është aktualisht duke rishikuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit, dhe Plani i Veprimit 2024-2026 do të paraqes hapat e parë që do të ndërmerren në këtë drejtim.