Skip to content
Delegacioni i Kosovës, udhëhequr nga Ministrja Haxhiu, vazhdon takimet me përfaqësuesit e Qeverisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial Shtetëror të Kroacisë

Delegacioni i Kosovës, udhëhequr nga Ministrja Haxhiu, vazhdon takimet me përfaqësuesit e Qeverisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial Shtetëror të Kroacisë

Prishtinë, 21/12/2022

Në këto takime, ndër të tjera është diskutuar për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, organizimin gjyqësor dhe bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar si dhe shërbimin e viktimave.

Konkretisht është diskutuar për mjetet digjitale të përdorura në gjyqësorin kroat të përdorura nga gjyqësori kroat përmes procesit të integrimit, mjetet statistikore për politikëbërjen dhe kompetencat e MD-së në lidhje me gjyqësorin, Shërbimi për Mbështetjen e Viktimave dhe Dëshmitarëve, funksionimin e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial në Kroaci si dhe tema të tjera.

Praktikat e mira të sistemit Kroat, do të shërbejnë në rrugën reformuese dhe integruese të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit.

Vizita e tillë, është mbështetur dhe mundësuar nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë EUKOJUST

Foto Galeria

Skip to content