Skip to content
Delegacioni i kryesuar nga ministrja Haxhiu, takoi edhe Avokatin e Popullit të Dhomave të Specializuara

Delegacioni i kryesuar nga ministrja Haxhiu, takoi edhe Avokatin e Popullit të Dhomave të Specializuara

Prishtinë, 01/04/2022

Ministrja Haxhiu, në kuadër të vizitave zyrtare në Mbretërinë e Holandës zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit të Dhomave të Specializuara, z. Pietro Spera.

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu kërkoi nga z. Spera të njoftohet për respektimin e të drejtave dhe lirive të personave të paraburgosur.

Ministrja potencoi se për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme që qytetarët e saj të trajtohen në përputhje me ligjin dhe të mos u shkelet asnjë e drejtë.

Delegacioni nga Kosova u njoftua më shumë se si po e adreson Avokati mandatin e tij bazuar në legjislacionin në fuqi.

Skip to content