Skip to content
Dhanë betimin 13 përmbaruesit privat në Republikën e Kosovës

Dhanë betimin 13 përmbaruesit privat në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 10/10/2014

 Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot dhanë betimin 13 përmbaruesit privatë në Republikën e Kosovës.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i cili në fjalën e tij para të pranishmëve, duke vlerësuar punën e cila është bërë dhe rolin e përmbaruesve privat, tha se sot është një moment i mirë për Ministrinë e Drejtësisë, por edhe për drejtësinë në vend ku po bëhet edhe një plotësim në arkitekturën e drejtësisë në Republikën e Kosovës. 

“Si Ministër i Drejtësisë, kam pasur prioritet që ta rrumbullakojmë arkitekturën e drejtësisë, përfshirë, reformën gjyqësore, emërimin e gjyqtarëve, ligjet e reja, në veçanti për profesionet e lira, përfshirë noterët, ndërmjetësuesit, arbritrat, por edhe përmbaruesit privat”, tha Kuçi. 

Ministri Kuçi tha se përmbaruesit privat do të ndihmojnë në zvogëlimin e lëndëve në gjykatat e Republikës së Kosovës ngase sipas tij, gjysma e lëndëve kanë të bëjnë me ekzekutimin e tyre dhe mbi të gjitha qytetarëve të Republikës së Kosovës do t`u mundësohet qasja më e lehtë dhe më e shpejt në drejtësi pasi ato land janë tani në duart e përmbaruesve privat. 

Kuçi tha se institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë, ka bërë punë të mirë në hartimin e legjislacionit modernë, krijimin e kushteve për punë dhe stimulimin e kuadrit në sistemin e drejtësisë. 

Ministri Kuçi i uroi përmbaruesit privat dhe i ftojë që të respektojnë në tërësi ligjin dhe mbi të gjitha etikën profesionale.  Ndërsa, Drejtori i Projektit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial, David Greer, shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për përmbaruesit privat, duke e vlerësuar këtë profesion si shumë të rëndësishëm në sundimin e ligjit në Kosovë. 

Përmbarues Privat është personi fizik i emëruar nga Ministri i Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligji për Procedurat Përmbarimore, i cili në kryerjen e autorizimeve publike të besuara sipas këtij ligji, vendos për veprimet nga kompetenca e tij në zbatimin e përmbarimit të lejuar dhe ndërmerr veprime për përmbarim.

Foto Galeria

Skip to content