
Zëvendësministri Qelaj, njëherit Koordinator Nacional për Mbrojtje nga dhuna në familje, i njoftojë koordinatorët e mekanizmave lokal të komunave Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, për hapat që janë ndërmarrë në zgjidhjen e problemeve të paraqitura prej tyre gjatë vitit 2018. Ai i njoftoi se Linja ndihmëse Falas në ato komuna është funksionale përmes operatorëve legal Vala dhe Ipko. Po ashtu për çështjen e mungesës së Mbrojtësve të viktimave që flasin gjuhën serbe, është hapur konkursë dhe shumë shpejt pritet që kjo çështje të zgjidhet. Ndërsa rikujtojë se është duke punuar që sa më shpejt të jetë e mundur të realizohet projekti për hapjen e një strehimoreje për këto katër komuna.
“E di se mungesa e një strehimoreje për rajonin tuaj, pra për komunat prej nga vini ju është shqetësim si për ju po ashtu edhe për viktimat e dhunës në familje, dhe personalisht jam shumë i përkushtuar që kjo çështje të zgjidhet brenda këtij viti, në mënyrë që viktimave tu ofrohet shërbim sa me afër dhe ato të mos barten nga rajoni ku ndodhë rasti, p.sh. në strehimoren e Mitrovicës. Juve ju inkurajojë që të më kërkoni ndihmë sa herë që ju duhet dhe së bashku të mundësojnë trajtim adekuat për këto raste, që nuk janë shqetësim vetëm për komunitetin tuaj, as vetëm për komunitetin shqiptar dhe të tjerët por dhuna në familje është problem botëror”-tha zëvendësministri Qelaj.
Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje me koordinatorët e mekanizmave koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje të komunave Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, diskutoi edhe domosdoshmërinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe të koordinuara që lidhen me trajtimin e rasteve të dhunës në Familje.
Nga ana e tyre, zyrtarët e mekanizmave lokal i paraqitën zëvendësministrit Qelaj, planin e aktiviteteve dhe projekteve të cilat mendojnë të realizojnë gjatë vitit 2019, për të cilën kërkuan edhe mbështetje profesionale por edhe financiare.
Zëvendësministri Qelaj, premtojë se do analizojë mirë planin e veprimit të këtyre katër komunave dhe për çështjet e adresuara do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale në bazë të kompetencave që ka si Koordinator Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.
Në takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e drejtësisë Vesna Mikic, e cila premtoj angazhim më të madh duke ofruar përvojën e saj profesionale dhe mbështetjen politike për adresimin e duhur e të gjitha çështjeve të cilat lidhen me dhunën në familje.
Mbështetje të madhe deri më tash në disa projekte të paraqitura nga organizata joqeveritare por edhe mekanizmat lokal të këtyre komunave veriore të Kosovës, ka ofruar UNWomen. Linda Ukmata-Sanaja përfaqësuese e UNWomen, inkurajoj të pranishmit që përmes projekteve konkrete ata mund të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje nga organizata që mbështesin aktivitetet në luftën kundër dhunës në familje, deri në zgjidhjen e disa problemeve në mënyrë institucionale.
Edhe gjatë këtij takimi të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se duhet të punohet edhe më tej në trajtimin e kryerësve të dhunës të cilët janë burim i problemeve në rastet e dhunës në familje.