Skip to content
Dhurata Hoxha: Dhuna ndaj të miturve e papranueshme

Dhurata Hoxha: Dhuna ndaj të miturve e papranueshme

Prishtinë, 15/10/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpreh shqetësimin e​ saj, lidhur me dhunën ndaj të miturve dhe fton të gjithë faktorët institucional e shoqëror për zbatimin e ligjit me prioritet, ku cenohen të drejtat e të miturve dhe femrës, por edhe çfarëdo dhune.

“Jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec. Rasti i tillë shpresojmë të mos përsëritet dhe organet përgjegjëse duhet të marrin vendime për pengimin dhe luftimin e kësaj dukurie, por edhe çfarëdo dhune”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha. 

Në kuadër të strategjive multidiciplinare të pengimit, raportimit dhe çrrënjosjes së dukurive negative dhe dhunës ndaj të miturve, Ministria e Drejtësisë, do t’i trajtojë me prioritet. 
Kodi i drejtësisë për të mitur, tashmë gjendet në fazën finale të shqyrtimit dhe pritet që këtyre dukurive negative me veprime ligjore, t’u jepet zgjidhje adekuate. 

Foto Galeria

Skip to content