Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Dhurata Hoxha: Nuk do të lejojmë shpenzimin e buxhetit të shtetit për pronën e konfiskuar

Dhurata Hoxha: Nuk do të lejojmë shpenzimin e buxhetit të shtetit për pronën e konfiskuar

Prishtinë, 12/10/2016

Ministrja Dhurata Hoxha dhe krerët e lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, vizituan Depon qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.        
                               
Shitja e pasurisë në fazën e sekuestrimit do të kontribuonte në ruajtjen e vlerës së këtyre pasurive, zvogëlimin e shpenzimeve gjatë administrimit të tyre, si dhe përfitimet që do sillte shitja në këtë fazë, theksoi ministrja Hoxha. 

Sot, Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, së bashku me prokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, përfaqësues nga ambasada e SHBA-së, EULEX-i dhe zyra e BE-së në Republikën e Kosovës, vizituan Depon Qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar në fshatin Llukar. Kjo vizitë është bërë me qëllim të njohjes me çështjen e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara. 

Ministrja Hoxha përkrah angazhimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Policinë e Republikës së Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatat, në fushën e Sekuestrimit dhe të Konfiskimit, duke theksuar se është e nevojshme që të bëhet shitja e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar që të mos shkaktohen humbje shtesë edhe nga zhvlerësimi i asaj pasurie.

“Shitja e pasurive në fazën e sekuestrimit do të kontribuonte në ruajtjen e vlerës së këtyre pasurive, zvogëlimin e shpenzimeve gjatë administrimit të tyre, si dhe përfitimet që do sillte shitja në këtë fazë”, theksoi ministrja Hoxha duke vënë në pah se shitja e pasurive, ndikon në zvogëlimin e shpenzimeve për administrim që drejtpërdrejt nënkupton kursimin e arkës së shtetit.

“Vetëm sekuestrimi i pasurisë nga Gjykata nuk është i mjaftueshëm, por në këtë proces, duhet që konform dispozitave ligjore në fuqi, të nxirren vendime të cilat e lejojnë  shitjen në  fazën e sekuestrimit. Nuk do të lejojmë shpenzimin e buxhetit të shtetit për pronën e konfiskuar”, theksoi ministrja Hoxha.

Vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, të pranuar sipas vendimeve gjyqësore është 34,441,645.40, euro.

Foto Galeria