
Në fjalën e tij, zëvendësministri Vigan Qorrolli tha se procesi i reformës së përbashkët me institucionet e pavarura kushtetuese ka për qëllim përmirësimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë.
Kjo reformës sipas zëvendësministrit Qorrolli rrjedhë si domosdoshmëri e identifikuar në procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, raporteve të ndryshme të BE-së për vendin, opinionit të Komisionit të Venecias si dhe raporteve dhe vlerësimit të organizatave tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë punëtori të pranishëm janë përfaqësues nga Kabineti i Ministres, Ministria e Drejtësisë, ekspertët nga OSBE, EUKOJUST dhe shoqëria civile ndërsa përfaqësuesit e Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës që ishin prezent, kanë lëshuar punëtorinë.