Skip to content
Diskutohen mundësit e harmonizimit të veprimeve për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtoret e ndërmarrjeve shoqërore

Diskutohen mundësit e harmonizimit të veprimeve për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtoret e ndërmarrjeve shoqërore

Prishtinë, 25/03/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim të përbashkët me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Enver Pecin, Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzulla Hasanin, Kryesuesin e  Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, Kryetarin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS), Sahit Sylejmani dhe me Kryetarin e BSPK-së, Haxhi Arifi.

Në këtë takim u diskutua çështja e shpërndarjes së 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe për çështjet tjera që ndërlidhën me marrëdhëniet ndërmjet AKP-së dhe DHPGJS-së.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar mbështetje financiare, ndërsa përfaqësuesit e gjyqësorit premtuan mbështetje kadrovike, për gjetjen e mënyrave me efikase për shpërndarjen e 20 përqindëshit. 

Foto Galeria

Skip to content