
Me këtë rast, zëvendësministri Sallahu falënderoi grupin punues për punën rreth këtij projektligj duke e vlerësuar si një ligj të rëndësishëm i cili do të mundësoj themelimin e Gjykatës Administrative, që sipas tij ka qenë ndër zotimet e Programit të Qeverisë.
Tutje Sallahu tha se ky projektligj do të sjellë reformë në drejtësinë administrative dhe sipas tij, komentet që janë ofruar, do të mundësojnë që të ky ligj të kompletohet sa më shpejtë dhe të procedohet për miratim në Qeveri.