Skip to content
Diskutohet për angazhimin e mëtejshëm në promovimin e interesave të Kosovës

Diskutohet për angazhimin e mëtejshëm në promovimin e interesave të Kosovës

Prishtinë, 05/03/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Boris Cizelj, Kryetar i Bordit Menagjerial të Asociacionit Slloven për Biznes e Hulumtime dhe Janez Podobnik, Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Ndërkombëtare për Promovimin e Ndërmarrjeve.

Në këtë takim është biseduar për imazhin e Kosovës në aspektin politik, juridik dhe ekonomik në përgjithësi, e veçanërisht brenda Unionit Evropian, si dhe përmirësimin e këtij imazhi dhe mënyrës së promovimit dhe mbrojtjes së interesave të vendit tonë në botën e jashtme. 

Gjithashtu u diskutua mundësia e hapjes së një zyre të Kosovës për lobim, e cila do të ndërtohej duke u bazuar në modelet e suksesshme të vendeve të rajonit. Një zyre e tillë, sipas pjesëmarrësve në takim, do të angazhohej dhe kontribuonte shumë në  lobim tej-diplomatik në përmirësimin e imazhit të Kosovës edhe në fusha tjera, promovimin e investimeve, si dhe mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të vendit tonë brenda Unionit Europian dhe shteteve anëtare të këtij unioni, krahas angazhimeve diplomatike që bën shteti përmes ambasadave të saj.

Foto Galeria

Skip to content