Skip to content
Diskutohet për Rolin dhe Mandatin e EULEX-it pas Mbikqyrjes së Pavarsisë

Diskutohet për Rolin dhe Mandatin e EULEX-it pas Mbikqyrjes së Pavarsisë

Prishtinë, 31/07/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në një  takim z. Zbogar, Përfaqësues Special i Bashkimit Europian në Kosovë,  Zëvendës Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë  Kelly C. Degnan,  dhe Zëvendës shefin e Misionit te EULEX-it Andy Sparkes.

Në takim u diskutua çështja lidhur me Misionin e EULEX-it dhe nevoja për një Ftesë zyrtare nga Qeveria e Kosovës, drejtuar Bashkimit Europian, për vazhdimin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, e bazuar në Kushtetutën e Kosovës, e ashtuquajtur “Shkëmbim i Letrave.”  Me këtë rast Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se Shkëmbimi i Letrave mes Kosovës dhe BE-së duhet të ketë disa gjëra parasysh (1) respektimin e  bazës ligjore të Kosovës; (2) kufizimin e mandatit te EULEX-it deri më Qershor, 2014; (3) pëlqimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet e Kosovës; (4) krijimin e një marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe BE-së nëpërmjet këtij Shkëmbimi Letrash, dhe (5) miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi gjithashtu ndihmë nga pala e EULEX-it për procesin e Liberalizimit të Vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asocijimit .  Këtu u diskutuan edhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me definimin e detyrave të EULEX-it dhe palës Kosovare,  siç janë përmendur ne Dialogun e Strukturuar mbi Sundimin e Ligjit, dhe Bordin për Sundimin e Ligjit në Kosovë, të cilat do të përfshihen në një marrëveshje partneriteti mes Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Kosovë, dhe EULEX-it.  Në përcaktimin e këtyre detyrave, Zëvendëskryeministri Kuçi tha gjithashtu që duhen: (1) zhvilluar objektiva të qarta me afate te caktuara për detyrat e përmendura në këtë marrëveshje; (2) analizuar pasojat ligjore dhe buxhetore për sa i përket këtyre detyrave; dhe (3) duhet të përfshihet Plani për Transferimin e Kompetencave nga EULEX-i në Institucionet e Kosovës, siç u propozua në Tetor, 2011 dhe u përsërit në Bruksel në Maj, 2012. 

Te gjitha palët ranë dakord që objektivat e lartpërmendura nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të diskutohen në takimet e mëtejshme.  

Foto Galeria

Skip to content