Skip to content
Diskutohet rreth tranzicionit të misionit të EULEX-it dhe transferimit të kompetencave

Diskutohet rreth tranzicionit të misionit të EULEX-it dhe transferimit të kompetencave

Prishtinë, 16/01/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian, përgjegjëse për rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it.

Përfaqësuesit e BE-së, të udhëhequr nga Hansjorg Haber, Shef i Operacioneve Civile të BE-së, kanë paraqitur pranë institucioneve të Kosovës idenë e tyre për tranzicionin e misionit të EULEX-it. 

Ky tranzicion, që tashmë ka filluar në disa komponente të misionit, pritet të intensifikohet në muajt në vijim, deri në përfundimin e mandatit të tanishëm në qershor. Kuçi ka paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke rikujtuar ngritjen e kapaciteteve që janë bërë në vitet e fundit, forcimin e dukshëm të organeve të sistemit të drejtësisë, reformimin e gjyqësorit dhe legjislacionit. Palët kanë shkëmbyer ide të ndryshme në lidhje me riformatimin e mëtejshëm të EULEX-it, formën dhe natyrën e mëtejshme të këtij misioni. 

Të njëjtat qëndrime janë paraqitur nga të dyja palët  në një darkë zyrtare me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që ky proces ideator dhe negociues në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në muajt në vijim. Misioni i tanishëm i EULEX-it, do të vazhdojë të implementojë tranzicionin që tashmë ka filluar në shumë shtylla të tij.

Foto Galeria

Skip to content