Skip to content
Do të vazhdojë ndihma për AAPSK-së

Do të vazhdojë ndihma për AAPSK-së

Prishtinë, 23/05/2012

Me rastin e  përfundimit të misionit të tij në Kosovë, Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, Rrahim Rama, ka pritur në takim lamtumirës, Këshilltarin e Lartë për Krime Ekonomike nga Departamenti i Thesarit amerikan – Zyra për Asistence Teknike, Robert Nied.  

Me këtë rast, Kryeshefi Rama ka falënderuar Këshilltarin Nied, për kontributin, sensibilizimin, trajnimet dhe përkrahjen e vazhdueshme të dhënë për Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Në anën tjetër, Këshilltari Robert Nied, ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e zhvilluar me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar dhe premtoi vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content