
Me pjesëmarrjen e më shumë se 50 përfaqësuesve të Institucioneve duke përfshire dhe kryesuesit e KGjK dhe KPK, qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i draftit të parë të konsoliduar të pjesës narrative dhe planeve të veprimit të Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit.
Pas takimit të parë të këtij Ekipi, të mbajtur në muajin korrik, Ministria e Drejtësisë ka mbajtur takime me nën-grupet punuese si dhe si dhe me hisedarët kyç të këtij procesi – KGjK-në, KPK-në dhe MPB-në, për të bashkërenduar hapat drejt hartimit të kësaj strategjie. Ndërkohë, Ministria me ekipin e saj, ka vazhduar punën për të përpiluar një draft të konsoliduar i cili do të jetë bazë e diskutimeve gjatë javëve në vijim.
Kryesuesit e KGjK-së dhe KPK-së, z. Skënder Çoçaj dhe z. Bahri Hyseni, ritheksuan përkushtimin e tyre dhe të Këshillave ndaj procesit të Rishikimit deri tani, dhe ndaj hartimit të Strategjisë këtu e tutje. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, si kryesues i Grupit Punues për ta koordinuar dhe udhëhequr këtë, proces duke falënderuar te gjitha institucionet per punët e palodhshme qe nga fillimi i procesit, prezantoi përmbledhjen e shkurtër të draftit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe Planit të Veprimit. Më pas, pjesëmarrësit u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet specifike gjatë javëve në vijim.
Grupi Punues për Hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit kryesuar nga Ministria e Drejtësisë, përbëhet nga përfaqësues të KGJK-së, KPK-së, Zyrës se Kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave. Përveç anëtarëve të Grupit Punues në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të donatorëve ndërkombëtarë, duke përfshirë Ambasadën e SHBA-së, Zyrën e BE-së, Ambasadën Britanike dhe USAID-in.