
Sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe u.d. kryetarin e Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, Shpend Haskaj, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimin e rregullave të sigurisë, procedurës përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë.
Digjitalizimi i sistemit noterial në Kosovë do të mundësojë harmonizimin e të gjitha procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale.
Në kuadër të këtij procesi dy memorandum do të nënshkruhen ditëve në vijim ndërmjet Ministrisë së Drejtësie, Odës së Noterëve dhe dy ministrive tjera të linjës, MINT dhe MMPIH.