
Sot është organizuar Konferenca e pestë Gjyqësorë nё Kosovë, ku të pranishëm ishin Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Presidentja Atifete Jahjaga, Ambasadori i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikës nё Kosovë Greg Delawie dhe pёrfaqёsues tё Institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Kuçi shprehu kёnaqёsinё pёr pjesëmarrje nё kёtё aktivitet tё gjyqësorit dhe njëherit përgëzoj Këshillin Gjyqësor pёr tё arriturat gjatë kësaj periudhe e qё shpreh një përkushtim tё ri pёr angazhimin nё drejtësi. “Nё angazhimin tuaj pёr rend dhe ligj, ju nuk jeni vetëm. Sot shpreh gatishmërinë pёr tё mbështetur gjyqtaret dhe prokurorët vendor dhe ndёrkombёtarё nё punën e tyre profesionale, tё paanshme dhe me guxim, tё mbështesim policët qё ndihmojnë drejtësinë, gardianët qё zbatojnë aktgjykimet dhe qëllimin e tyre, avokatët qё mbrojnë klientët nga shkeljet e mundshme, noterët, përmbaruesit, administratorët falimentues etj. tё gjitha ata qё angazhohen me nder qё tё gjejnë tё vërteten, drejtësinë, për secilin rast dhe paqen e harmoninë për qytetarët tanë”, theksoi Ministri Kuçi.
Gjatë fjalës sё tij Ministri Kuçi theksoi se tashmë kemi një sistem tё ndërtuar tё drejtësisë, me ligje tё standardeve ndërkombëtare dhe qё janë funksionale nё Kosovë. Tutje Ministri Kuçi theksoi se Sistemi i Drejtёsisё ka njerëz tё përkushtuar e profesional, tё ndershëm dhe tё guximshëm qё kryejnë me nder punën e tyre qe çdo qytetari dhe vendit tonё t`i sjellin drejtësi, paqe dhe siguri. “Ne duhet qё sot edhe një herё tё shprehim gatishmërinë tonё pёr ngritje tё besimit nё drejtësi nga qytetarët tonё dhe t`i realizojmë edhe pritjet e partnerëve ndёrkombёtarё pёr shtetin tonё dhe sistemin e Drejtёsisё. Ne punën tonё do tё udhëhiqeni nga ligji, tradita juridike dhe modelet e avancuara tё botës demokratike dhe do ta zhvillojmë drejtësinë për qytetarin ne çdo kohe. Bashkërisht do ta rrisim besimin ne drejtësi”.
Nё fund tё fjalës sё tij Ministri Kuçi theksoi se ne duhet tё punojmë për një Kosovë qё emri i saj tё identifikohet me drejtësi, me botën e lirë, me paqe dhe harmoni, nё një vend pa frikё dhe tё lirë nga çdo cenim, me një shoqëri tё përgjegjshme për tё tashmen dhe tё ardhmen, ku drejtësia dhe e vërteta janë vlera qё na drejtojnë tёrё kohën. Ky qëllim dhe puna jonë për këto na bëjnë krenar tё gjithëve si njerëz dhe komb.