
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu, i cili ishte i shoqëruar nga Sven Marius Urke, përfaqësues i Këshillit të Lartë gjyqësor dhe prokurorial të këtij vendi.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me ndihmën që ka ofruar shteti norvegjez për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokuroria të Kosovës, lidhur me zhvillimin e sistemit për menaxhimin e informatave për lëndët.
Ministri Kuçi ka përkrahur projektin dhe ka thënë se ky projekt ka për qëllim ngritjen e efikasitetit të trajtimit të lëndëve nga KGJK dhe KPK.
Në takim, poashtu u vlerësua se me anë të këtij projekti do të ketë ambient më transparent të lëndëve, zhvillim të shkathtësive të stafit në përdorimin e teknologjisë informative, si dhe drejtësia do të jetë më afër qytetarëve.