
Drejtoresha e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Metije Ademi, shërbim i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, sot ka pritur në takim një delegacion të KFOR-it amerikan, i udhëhequr nga Major, Hardy Paschal, i cili në jetën civile është Udhëheqës i Zyrës Rajonale të Shërbimit Sprovues të Karolinës së Jugut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit paraqitën kompetencat, punët dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shërbimet që ata udhëheqin, ndërsa shprehen gatishmërinë për të filluar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në mes të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe atij të Karolinës së Jugut.
Ky ishte takimi i parë i zhvilluar në mes të përfaqësuesve të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Karolinës së Jugut, ndërsa u premtua se në të ardhmen do të shikohen mundësit për bashkëpunim konkret në mes të këtyre dy shërbimeve.