Skip to content
Drejtori Çitaku nderohet me dekoratën “Urdhri i Kurorës” nga Mbretëria e Belgjikës

Drejtori Çitaku nderohet me dekoratën “Urdhri i Kurorës” nga Mbretëria e Belgjikës

Prishtinë, 07/10/2025
Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, i dorëzoi, drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, Gazmend Çitaku, dekoratën “Urdhri i Kurorës” një nga nderimet më të larta shtetërore të Mbretërisë së Belgjikës, e dhënë nga Madhëria e Tij, Mbreti Philippe.
Kjo dekoratë përfaqëson një vlerësim për angazhimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, jo vetëm për z. Çitaku, por për të gjithë stafin e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar tëMinistrisë së Drejtësisë, edhe për institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Ministria e Drejtësisë falënderon Mbretin Philippe, Ministren Verlinden dhe Ambasadën Belge për këtë nderim të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

Foto Galeria

Skip to content