Skip to content
E drejta e barabartë për të trashëguar fuqizon familjet tona

E drejta e barabartë për të trashëguar fuqizon familjet tona

Prishtinë, 10/12/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga USAID me rastin e lansimit të fushatës kombëtare për të përkrahur të drejtat pronësore të grave në Kosovë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi theksoi se e drejta pronësore është shtyllë e sundimit të ligjit dhe faktor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të një vendi,  rregullimi i së cilës është çështje e ndjeshme që prek secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Ai tha se promovimi i barazisë në trashëgimi si e drejtë themelore e njeriut është vetëm fillimi për ta ndryshuar qasjen patriarkale në trashëgimi.

“Duke e njohur mirë mentalitetin e shoqërisë sonë, ka ardhur koha që ta ri-formatizojmë debatin lidhur me rëndësinë e barazisë në trashëgimi. Është detyrë e jona t’ua shpjegojmë familjarëve, qytetarëve të këtij vendi, se çfarë të mira sjellë zbatimi i barabartë i së drejtës trashëgimore. Duhet të ua themi që rritja e numrit të grave që trashëgojnë nuk ka të bëjë vetëm me rëndësinë e barazisë në trashëgimi si e drejtë themelore por që rritja e numrit të grave që trashëgojnë kontribuon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre familjare dhe në zhvillimin e mirëfilltë ekonomik. Sa më e lartë përfshirja e gruas në jetën e ekonomike, aq më i qëndrueshëm do të jetë modeli i zhvillimit tonë ekonomik” tha Ministri Kuçi.

Duke folur për rolin dhe rëndësinë e gruas në familje, Ministri Kuci tha se ka ardhur koha që t’i fuqizojmë ato për të mirën e mirëqenies sonë marrë parasysh faktin se drejta e barabartë për të trashëguar fuqizon familjet tona.

Ministri Kuçi theksoi se janë të përkushtuar në hartimin e politikave që do të ngushtojnë mundësitë për keqpërdorim të institutit së heqjes dore, në të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim.

“Do të përkushtohem maksimalisht që gjatë këtij mandati, qytetarët e Republikës së Kosovës të gëzojnë një kornizë ligjore, implementimi i së cilës do ta mbrojë pronën e tyre dhe interesat e tyre. Me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe rendit gjatë këtij mandati, kemi hyrë në një fazë të re. Po punojmë më shumë në fushën civile dhe në kthimin e besimit në drejtësi” tha Kuçi. 

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi ka falënderuar USAID-in dhe partnerët implementues që vazhdojnë të bëjnë punë të shkëlqyeshme në drejtim të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë.  

Foto Galeria

Skip to content