Skip to content
Ekspozita “Heshtja e Dukshme” – një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim kundër dhunës me bazë gjinore

Ekspozita “Heshtja e Dukshme” – një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim kundër dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 26/11/2024

Në adresimin e saj, ministrja Haxhiu vlerësoi fuqinë e artit për të ndikuar në ndërgjegjësimin shoqëror dhe për të ndihmuar në thyerjen e heshtjes që shpesh e rrethon dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje. Ajo theksoi se çdo vepër artistike e ekspozuar përçon një mesazh të fuqishëm: dhuna nuk duhet të tolerohet dhe nuk mund të mbetet e fshehur.

“Ekspozita ‘Heshtja e Dukshme’ është më shumë se një koleksion pikturash – është një platformë për zëra të heshtur, një dritare për ata që vuajnë në heshtje dhe një hap drejt emancipimit të shoqërisë sonë,” u shpreh Ministrja Haxhiu.

Ekspozita, e kuruar nga profesorët e Fakultetit të Arteve dhe realizuar nga studentët e talentuar të këtij fakulteti, prezanton vepra që shprehin dhimbjen, fuqinë dhe shpresën për një shoqëri të lirë nga dhuna.

Skip to content