Skip to content
Emërohet Ministrja e re e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha

Emërohet Ministrja e re e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha

Prishtinë, 13/07/2016

Në kuadër të emërimeve të reja në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot i dorëzoi detyrën Ministres të sapo emëruar në këtë pozitë, znj. Dhurata Hoxha.

Me këtë rast, ish Ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e znj. Hoxha si lajm të mirë për Kosovën. Zëvendëskryeministri i parë, z. Kuçi tha se në pozicionin e ri, znj. Hoxha do ta ngrisë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha falënderoi ish Ministrin Kuçi për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve, si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 Ajo tha, se  në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do  të angazhohet që të forcoj luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Foto Galeria

Skip to content