
Në vijim të takimit të fundit, akterët institucional përgjegjës raportuan për nismat dhe aktivitetet e ndërmarra në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave, dhunës në baza gjinore si dhe ngacmimeve seksuale.
Në këtë takim, u vë në theks baza e të dhënave në nivel kombëtar dhe përditësimi i të dhënave nga institucionet e linjës përgjegjëse të cilat ofrojnë shërbime si dhe të dhënat nga organet e drejtësisë dhe ato të ndjekjes. Kjo bazë e të dhënave pasqyron veprimet e institucioneve sipas Procedurave Standarde të Veprimit.