Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Filloi hartimi i Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore

Filloi hartimi i Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore

Prishtinë, 08/09/2016

Sot është mbledhur grupi punues për hartimin e strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore i udhëhequr nga Zëvendësministri i Drejtësi, z. Florian Dushi, e cila strategji rrjedh nga të gjeturat e raporteve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që e kanë cilësuar këtë fushë si një ndër më sfidueset sidomos në kuadër të procesit të Integrimeve Evropiane. 

Gjatë këtij takimi, Zëvendësministri Dushi shpalosi idenë e konceptit kryesor lidhur me inicimin e hartimit të kësaj strategjie, si dhe përmendi hapat e ardhshëm që planifikohen të ndërmerren në kuadër të këtij procesi.  “Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti, ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2016, ku është përfshirë edhe hartimi i Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore”, tha Zëvendësministri Dushi. 

Ministrja e Drejtësisë ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ka emëruar Ekipin Punues për hartimin e kësaj Projekt Strategjie, ekip ky i cili do të udhëhiqet nga Zëvendësministri Dushi, ndërsa do të bashke-udhëhiqet nga dy drejtorë të MD.

Muaj me parë është miratuar ligji i ri i Mjekësisë Ligjore, përmes të cilit themelohet Instituti i Mjekësisë Ligjore si organ publik kompetent, në vartësi të Ministrit të Drejtësisë. Ky Institut është përgjegjës për të siguruar ekspertizë mjeko ligjore, hetime mjekësore mbi vdekjen përfshirë edhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të shkaktuar si pasojë e luftës në Kosovë dhe kthimin e mbetjeve mortore tek familjet e tyre. 

“Hartimi kësaj strategjie paraqet një hap të rëndësishëm dhe të nevojshëm për të përkrahur autoritetet e Kosovës në forcimin ë sundimit të ligjit, për një sistem gjyqësor transparent me fokus të veçantë  në shërbimet e Mjekësisë Ligjore. Konsideruar që është fushëveprim që përfshinë sektorë  dhe akterë tjerë, para së gjithash strategjia do të përmirësoj ushtrimin e të drejtave të njeriut, e  poashtu përmirësoj bashkëpunimin në mes të gjitha strukturave të drejtësisë me komunitetin, si ato  gjyqësore dhe ato forenzike” shtoi me tutje Zëvendësministri Dushi. 

 
Zëvendësministri Dushi njoftoi të pranishmit se në te kaluarën, Departamenti i Mjekësisë Ligjore ishte i themeluar me Ligjin për Departamentin e Mjekesise Ligjore, Ligji Nr.03/L-137, në qershor 2009,  ne kuadër te Ministrisë së Drejtësisë. Ky ligj shkriu Institutin e Mjekësisë Ligjore (ne kuadër te Ministrisë se Shëndetësisë) dhe Zyrën per Persona të pa gjetur dhe Mjekësi Ligjore (në kuadër të ministrisë së Drejtësisë), duke themeluar Departamentin e Mjekësisë Ligjore. 

Në fund të fjalimit të tij, Zëvendësministri Dushi gjithashtu, kërkoj nga ky grup punues angazhim të mëtutjeshëm në mbështetjen për finalizimin e këtij procesi i cili do të jetë suksese i përbashkët.

Foto Galeria