
Sot është mbledhur grupi punues për hartimin e strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore i udhëhequr nga Zëvendësministri i Drejtësi, z. Florian Dushi, e cila strategji rrjedh nga të gjeturat e raporteve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që e kanë cilësuar këtë fushë si një ndër më sfidueset sidomos në kuadër të procesit të Integrimeve Evropiane.
Gjatë këtij takimi, Zëvendësministri Dushi shpalosi idenë e konceptit kryesor lidhur me inicimin e hartimit të kësaj strategjie, si dhe përmendi hapat e ardhshëm që planifikohen të ndërmerren në kuadër të këtij procesi. “Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti, ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2016, ku është përfshirë edhe hartimi i Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore”, tha Zëvendësministri Dushi.
Ministrja e Drejtësisë ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ka emëruar Ekipin Punues për hartimin e kësaj Projekt Strategjie, ekip ky i cili do të udhëhiqet nga Zëvendësministri Dushi, ndërsa do të bashke-udhëhiqet nga dy drejtorë të MD.
Muaj me parë është miratuar ligji i ri i Mjekësisë Ligjore, përmes të cilit themelohet Instituti i Mjekësisë Ligjore si organ publik kompetent, në vartësi të Ministrit të Drejtësisë. Ky Institut është përgjegjës për të siguruar ekspertizë mjeko ligjore, hetime mjekësore mbi vdekjen përfshirë edhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të shkaktuar si pasojë e luftës në Kosovë dhe kthimin e mbetjeve mortore tek familjet e tyre.
“Hartimi kësaj strategjie paraqet një hap të rëndësishëm dhe të nevojshëm për të përkrahur autoritetet e Kosovës në forcimin ë sundimit të ligjit, për një sistem gjyqësor transparent me fokus të veçantë në shërbimet e Mjekësisë Ligjore. Konsideruar që është fushëveprim që përfshinë sektorë dhe akterë tjerë, para së gjithash strategjia do të përmirësoj ushtrimin e të drejtave të njeriut, e poashtu përmirësoj bashkëpunimin në mes të gjitha strukturave të drejtësisë me komunitetin, si ato gjyqësore dhe ato forenzike” shtoi me tutje Zëvendësministri Dushi.
Zëvendësministri Dushi njoftoi të pranishmit se në te kaluarën, Departamenti i Mjekësisë Ligjore ishte i themeluar me Ligjin për Departamentin e Mjekesise Ligjore, Ligji Nr.03/L-137, në qershor 2009, ne kuadër te Ministrisë së Drejtësisë. Ky ligj shkriu Institutin e Mjekësisë Ligjore (ne kuadër te Ministrisë se Shëndetësisë) dhe Zyrën per Persona të pa gjetur dhe Mjekësi Ligjore (në kuadër të ministrisë së Drejtësisë), duke themeluar Departamentin e Mjekësisë Ligjore.
Në fund të fjalimit të tij, Zëvendësministri Dushi gjithashtu, kërkoj nga ky grup punues angazhim të mëtutjeshëm në mbështetjen për finalizimin e këtij procesi i cili do të jetë suksese i përbashkët.