Skip to content
Filloi punën Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Filloi punën Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 08/08/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim njoftues kryeinspektorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ylber Topalli dhe inspektoret, Jonuz Jonuzaj e Rame Arifaj.

Në këtë takim, ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeinspektori dhe inspektoret përkushtim, angazhim dhe menaxhim të cilësisë në punë, në mënyrë që Shërbimi Korrektues i Kosovës të jetë sa më efikas.
Inspektorati është themeluar me vendim të ministrit Kuçi, ndërsa si mision ka ngritjen e performancës, efikasitetit dhe disiplinës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content