Skip to content
Filloi punëtoria dyditore e Grupit Punues për rishikimin e Legjislacionit Penal (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale)

Filloi punëtoria dyditore e Grupit Punues për rishikimin e Legjislacionit Penal (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale)

Prishtinë, 07/07/2017

Punëtorinë e hapi dhe ju uroi mirëseardhje të pranishmëve, Drejtori i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Drejtësisë dhe njëkohësisht Kryesues i Grupi Punues, z. Ardian Bajraktari, i cili theksoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që t’i rishikoj dispozitat e kodeve të cilat nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vlerësuar si pengesa eventuale në punën e tyre, me qëllim të avancimit të infrastruktura ligjore, në mënyrë që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet legjislacion adekuat, i cili mundëson parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, para së gjithash veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, etj.

Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve, të cilat do të jenë objekt diskutimi, në këtë punëtori e cila do t’i vazhdoj punimet edhe nesër.

Në këtë punëtori po marrin pjesë: përfaqësues nga zyra e BE-së, zyra e Presidentit, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Policia e Kosovës, si dhe ekspert vendor dhe ndërkombëtarë. 
 

Foto Galeria

Skip to content