
Gjithashtu Sallahu potencoi se Qeveria, konkretisht Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që përmes hartimit të infrastukturës ligjore në fushën penale dhe civile të rritet efikasiteti dhe efiktiviteti në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Për fund, Zëvendësministri Sallahu falenderoi partnerët strategjik, konkretisht Këshillin e Evropës për ndihmën e nevojshme që përmes kontraktikmit te ekspertëve ndërkombëtarë të hartohet politika ligjore në drejtim të krijimit të fondit të konfiskimit në përputhje me standartet e BE-së dhe Këshillit të Evropës.